Kryemadhi kërkon testimin e mësueve dhe nxënësve

Nga Exit News
Kryemadhi kërkon testimin e mësueve dhe nxënësve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bëri thirrje qeverisë që të nisë sa më parë testimet e mësuesve në shkolla, pasi çdo ditë e më tepër po infektohen duke vënë në rrezik shëndetin e nxënësve dhe familjeve të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, ajo theksoi se përballimi i koronavirusit në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propaganda nga qeveria.

Duke iu drejtuar qeverisë, Kryemadhi tha se ajo po kursen paratë për të mos testuar mësuesit dhe nxënësit, ndërsa vazhdon të paguajë miliarda për koncesionet.

Një ditë më parë, Partia Demkratike denoncoi se dy javë pas nisjes së shkollës, 160 mësues e mbi 100 nxënës janë infektuar me koronavirus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>