
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se Kodi i Ri zgjedhor dëmton partitë e reja.
Në një takim me qytetarë në Pogradec, Kryemadhi tha se ky Kod, i miratuar pa mbështetjen e opozitës jashtë parlamentit, i eliminon partitë e vogla, ndryshe nga kodi i vjetër i cili i ndihmonte ato.
Prioritet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë betejë për parlamentin është shumëfishimi i mandateve të deputetit, deklaroi Kryemadhi.