Kryemadhi kontratë për banorët e Kombinatit: Do ju japim pronën që ju takon

Nga Exit News
Kryemadhi kontratë për banorët e Kombinatit: Do ju japim pronën që ju takon

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka premtuar banorëve të Kombinatit se kur opozita të vijë në pushtet do të sigurojë që ata të marrin shtëpitë e rindërtuara në vendin ku i kanë pasur më parë dhe jo në Vaqarr siç planifikon kryeminstri Rama.

Gjatë një takimi me banorët e Kombinatit, Kryemadhi tha se ka hartuar një kontratë që do të sigurojë pronën e banorëve.

LSI i propozon banorëve të Kombinatit se nëse opozita vjen në pushtet, atëherë kompania ndërtuese e zonën së re të Kombinatit do t’i ofrojë banorëve një apartament me të njëjtën sipërfaqe si në hipotekë, dhe qira deri në 35 mijë lekë deri në ndërtimin e pallatit të ri.

Për banorët të cilët e shfrytëzojnë aparatamentin në katin e parë si biznes me numër NIPT-i, pavarësisht përshkrimit të pronësisë në hipotekë, ata do të përfitojë dyqan ose banesë sipas dëshirës.

Sipas Kryemadhit aktualisht qeveria Rama nuk po lejon banorët që të informohen për situatën e pronës së tyre sepse kërkon që t’i shpronësojë ato.

Duke biseduar me një qytetar, Kryemadhi u shpreh:

“E ka bërë [Kombinatin] zonë të kuqe që ti mos të kesh mundësinë e rifreskimit [të dokumenteve], por ruaji letrat. Ne kemi një lloj procedure që po e nisim, në mënyrë të tillë për të bërë ndoshta edhe një pezullim absolut të kësaj.

Kur merremi me çështjen e rindërtimit, sepse një nga problemet kryesore që ka është tjetërsimi i pronave, ja kanë marrë dorën tjetërsimit të pronave.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>