Kryemadhi kujton tërmetin: Qeveria të mos e përdori rindertimin për propagandë

Nga Exit News
Kryemadhi kujton tërmetin: Qeveria të mos e përdori rindertimin për propagandë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kujtuar tërmetin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona e u plagosën qindra të tjerë në Tiranë, Durrës, Fushë-Krujë.

“Ende sot, 1 vit nga ngjarja tragjike, familjeve që i mbijetuan tërmeteve nuk iu është mundësuar një strehim i sigurtë por janë lënë në mes të rrugëve, pa zgjidhje. Ndërsa ekonomia dhe papunësia vazhdon përkeqësimin, shqiptarët vazhdojnë emigrimin”, shkroi Kryemadhi në një postim në Facebook.

Ajo i bëri thirrje qeverisë të mos e përdori rindërtimin si program propagande:

“Rindërtimi nuk duhet të përdoret nga qeveria si një program propagande. Krizat kërkojnë lidership të përgjegjshëm në drejtim, që nuk nxit probleme por zgjidh probleme”

Kryemadhi tha se kjo qeveri nuk punon për qytetarët, ndaj “shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për të gjithë, jo vetëm për ata të lidhur me të”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>