Kryemadhi kundër listave të mbyllura — Pikat kryesore të intervistës në RealStory

Kryemadhi kundër listave të mbyllura — Pikat kryesore të intervistës në RealStory

“Zgjedhja e deputetëve përmes listave të mbyllura është mungesë demokracie,” u shpreh kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dje në mbrëmje në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla.

Kyemadhi nuk ka shpehur ndonjë popozim konrket për refomën zgjedhoe, duke pësëritur tezën se poblemi kryesor i zgjehdjeve është mungesa e vullnetit politik pë zgjedhje të ndershme nga Kryeministri Rama:

“Unë jam për atë sistem, që vota ime, dhe e të gjithëve të jetë e barabartë. Për mua lista e mbyllur është mungesë demokracie. Do ta bësh me qark, bëje, do proporcional kombëtar, bëje.

…Shkojmë drejt një referendumi, dhe hajde të përgatitemi e të vendosim si popull, për sistemin zgjedhor, për zgjedhjen e presidentit. Këtu mungon vetëm vullneti politik i një individi.”

Kryemadhi thesksoi se zgjedhjet janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës politike:

“Zgjedhjet janë e vetmja mundësi që mbyll këtë mish amash të madh që është krijuar në vend. Kjo zgjidhje do të vijë vetëm përmes zgjedhjeve. Kjo krizë e tejzgjatur do të sjelle një kolaps të ekonomisë që në fund do e paguajnë shqiptarët dhe jo klasa politike”.

Ajo pohoi se hapja e negocitatave nuk do ketë ndonjë ndikim në mbaë vajtjen e zgjedhjeve, pasi “zgjedhjet as nuk fitohen as nuk humben me një hapje të negociatave”.

Kryetarja e LSI-së komentoi rolin e ndërkombëtarëve në politikën e vendit:

“Ne kemi pasur një armik, dhe që ka qenë partner në krijimin e situatës ku jemi sot, dhe që janë ndërkombëtarët.

Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve në punët e brendshme të Shqipërisë. Unë jam një nga njerëzit që debatoj më shumë me të huajt”.

Gjatë diskutimit në studio, Kryemadhi sqaroi edhe lejen për ndërtimin e një pallati në pronën e babait të saj:

“Unë e kisha mundësinë që ma dhanë prindërit atë mundësi, për fat të mirë të babait tim, kam një pallat, 16 mijë metra katrorë, me të cilën shkolloj fëmijët e mij. Edi Rama ma dha lejen mua dhe Lulzim Basha”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>