Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të mjekut Ilir Allkja.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi u shpreh se ky largim nga puna është i padrejtë dhe premtoi se qeveria e re do të rregulloj këto padrejtësi, duke i rikthyer në punë.
“Solidarizohem me mjekun Ilir Allkja, i cili është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë. Qeveria e re do t’i riparojë këto padrejtësi duke krijuar hapësirat për rikthimin e tyre në punë, si dhe duke riparë të gjithë motivacionin e gjobave të presionit ndaj bizneseve dhe çdo subjekti të cilin Rilindja e trajton si armik. Ndryshimi po vjen!”
Të mërkurën, QSUT shkarkoi nga detyra mjekun Allkja për shkelje të rënda të Etikës.
Mjeku Allkja denoncoi përmes një videoje të shpërndarë në Facebook mungesën e veshjeve të posaçme.Ai pohoi se është vetëizoluar pasi vizitoi disa pacientë të dyshuar me koronavirus pa patur masa mbrojtëse.