Kryemadhi, LSI e 6-ta në fletën e votimit: Edhe Zotit 6 ditë ju deshën për të krijuar botën

Nga Exit News
Kryemadhi, LSI e 6-ta në fletën e votimit: Edhe Zotit 6 ditë ju deshën për të krijuar botën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi komenti vendosjen e LSI -së me numrin 6 në fletën e votimit pas shortit të hedhur nga KQZ-ja.

“Kur po diskutonim me miqtë ra muhabeti që ishte numri 6 i LSI-së. I thashë që edhe Zotit 6 ditë iu deshën për të krijuar njerëzimin, se ditën e 7 e bëri pushim”, u shpreh ajo gjatë një takimi me të rinjtë e Fierit.

Kryemadhi bëri thirrje për ndryshim të sistemit dhe dhënien fund të tranzicionit:

“Ky është sistemi i tranzicionit dhe le ta mbyllim këtë sistem bashkë me Edi Ramën dhe sektin e tij dhe le të hapim sistemin e ri, sistemin e zhvillimit, të emancipimit, të edukimit”.

Ajo u shpreh se “LSI ka në fokus përfshirje të të gjithë kandidatëve, të cilët nuk kanë qëllimin për të qenë deputetë në Parlament, por kanë qëllimin për të përmbysur këtë sistem”:

“Ne nuk kemi hall për të bërë deputetë që vënë 2-3 drejtorë dhe mbushin xhepat e tyre, ne kemi hall të ndryshojmë këtë system”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>