Kryemadhi: LSI nuk bën koalicion me Rilindjen

Nga Exit News
Kryemadhi: LSI nuk bën koalicion me Rilindjen

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përjashtuar një koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për News24, të martën, Kryemadhi tha se ajo nuk bën koalcion me Rilindjen:

“Ne nuk bëjnë koalicion me rilindjen. Rilindja është sekti që ka grabitur vlerat e PS. LSI është parti e qendrës së majtë dhe ka ardhur si pasojë e arrogancës së lidershipit të asaj kohe.”

Ajo theksoi se LSI është në kaolicion me PD-në dhe partitë opozitare, qëllimi it ë cilave është largimi i Ramës në 25 prill:

“Ne jemi me koalicion jo vetëm me PD, por me të gjitha partitë opozitare, që janë në frontin opozitar. Pika jonë kryesore është largimi i Edi Ramës më 25 prill.”

Pyetur për mënyrën e bashkëpunimit me PD-në në zgjedhje, Kryemadhi la të kuptohej se do të kenë lista të ndara:

“Sa i prekët listës, kjo gjë është më se e qartë. Fryma është ajo që krijon numrin më të madh të mandateve. 

Koalicioni i opozitës, fronti opozitar me fuqinë e dy listave, sigurisht që çojmë në kutinë e votimit më shumë vota, duke pasur 280 kandidatë, sesa duke pasur 120 kandidatë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>