Kryemadhi mesazh Ramës: Te djegin të vërtetat e mia për lidhjet me oligarkët

Nga Exit News
Kryemadhi mesazh Ramës: Te djegin të vërtetat e mia për lidhjet me oligarkët

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kërkuar kryeministrit Rama “të largoji duart nga gratë e Fierit”, sepse “nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit”.

Kryemadhi tha se Ramës “i djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë”.
Kryemadhi i referohet deklaratës së një zonje nga Ballshit, e cila u shpreh për ABC Neës se politikanët tallen me grevistët:

“Vjen zonja Monika thotë edhe unë e kam portofolin bosh. Me kë tallet ajo? Me punëtorët? Të priste t’i jepnim ne nga 10 lekë? Është turp, s’ka më ku të vejë. Tallen me ne”.

Gjithashtu, kryetarja e LSI-së u shpreh se zonja nuk ka marrë pjesë në takim dhe është “mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase”.

Ajo i bëri thirrje të gjithëve të bashkohen “më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>