Kryemadhi në Belsh: Synojnë të përmirësojmë jetesën e qytetarëve

Nga Exit News
Kryemadhi në Belsh: Synojnë të përmirësojmë jetesën e qytetarëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se programi i saj ka në qendër përmirësimin e jetësës në Shqipëri.

Në një takim me banorët e Belshit, Kryemadhi pohoi se qytetarët nuk duhet të jetojnë me ndihmë ekonomike.

Sipas saj për të marrë ndihmë ekonomike “nuk duhet të kesh televizor, hekur rrobash, nuk duhet të kesh sobë, nuk duhet të kesh asgjë.”

Kryemadhi tha se LSi është e fokusuar te kthimi i të rinjve.

“Ndihmën për fermerin, kartën e fermerit, subvencionin për bujqësinë, krijimin e hapësirave, ndihmesën për familjen, ndihmesën për të rinjtë dhe shkollimin e tyre. Dhe rasti i duhanit që është këtu në Belsh, që është një nga pikat kryesore, është angazhimi ynë i drejtpërdrejtë.”, u shpreh ajo.

Kryemadhi tha se ne qeverisje ka plane për trë investuar në Belsh në kanala kulluese dhe vaditëse. Gjithashtu ajo premtoi mbështetje për fermerët e kësaj zone.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>