Kryemadhi në Divjakë: Shumica e pronarëve nuk kanë tapinë e tokës

Nga Exit News
Kryemadhi në Divjakë: Shumica e pronarëve nuk kanë tapinë e tokës

Teksa PD dhe PS kanë filluar fushatën në dy sheshet më të mëdha në kryeqytet, Lëvizja Socialiste për Integrim ka vazhduar me prezantimin e kandidatëve në qarqe.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi një takim elektoral në Divjakë për të prezantuar kandidatën për deputete të LSI, Seriola Janko.

Ajo tha se kjo zonë është lënë në harresë nga qeveria e se vuan nga mungesa e infrastrukturës.

Divjaka ka nevojë për një mentalitet të ri që ka dëshirë për të bërë një plan zhvillimi për të ardhmen,” tha Kryemadhi.

Zona ka potencial zhvillimi në fushat e turizmit, bujqësisë, blegtorisë e peshkimit, shtoi ajo.

Disa nga problemet që kryetarja e LSI theksoi ishin mungesa e tapisë së tokës nga ana e pronarëve dhe abuzimi me fondet e investimeve.

Shtrohen tre herë të njëjtat rrugë vetëm për të vjedhur fondet” u shpreh Kryemadhi.

Divjaka ka nevojë që të ketë të rinj dhe të reja që njerëzit të mos e shikojnë veten si tranzitorë, por të ndërtojnë të ardhmen aty, përfundoi ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>