Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi vizitoi të dielën Laçin, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
Ajo bisedoi me banorët, të cilat thanë se përmbytja ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit dhe moshapjes në kohë të digave të hidrocentraleve.
Kryemadhi tha se mungesa e seriozitetit të institucioneve shtetërore për të marrë masat për hapur në kohë digat ka shkaktuar dëme të mëdha tek fermerët e zonës.
Një prej fermërëve të Kurbinit i tha Kryemadhit se gjithë investimi i tij 30 vjeçar është përmbytur vetëm për shkak të ngelizhencës së qeverisë dhe institucioneve.
“Janë rreth 10 hektarë tokë të përmbytur dhe nuk interesohet askush. Nuk durohet më. Ka mbetur të marrim vetëm ato lecka që nuk janë lag dhe të ikim nga këtu,” u shpreh fermeri.
Ai tha se në fermën e tij kanë shkuar për vizitë të gjithë ministrat e Bujqësisë, për tu krenuar për punën që ka bërë ai vetë.
Ndërsa në kohë të vështira, asnjë institucion nuk i është përgjigjur thirrjeve të tij, u shpreh ai.
Qarku i Lezhës është një prej qarqeve më të prekura nga përmbytja e ditëve të fundit, me mijëra hektarë tokë bujqësore të përmbytura.