Kryemadhi: Objektivi i LSI, nxitja e punësimit

Nga Exit News
Kryemadhi: Objektivi i LSI, nxitja e punësimit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se objektivi kryesor i LSI në qeverisje do të jetë nxitja e punësimit.

Gjatë një takimi me ambasadoren franceze Elisabeth Barsacq, Kryemadhi u shpreh se në listat e LSI do të ketë përfshirje të të rinjve dhe grave me kapacitete të spikatura profesionale.

“Objektivat kryesore të LSI në qeverisje do të jenë nxitja e punësimit si prioritet i të gjithë politikave ekonomike për të realizuar garantimin e ritmeve më të larta të rritjes ekonomike dhe punësimit në mënyrë të veçantë për rininë dhe gruan; arsimi cilësor dhe integrimi europian i vendit”

Kryemadhi deklaroi se nevojitet një politikë e jashtme që ndihmon biznesin vendas për të rritur eksportet si dhe po ashtu për të krijuar klimën e duhur për investimet e huaja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>