Kryemadhi: Opozita do vijoje të mbështesë protestat qytetare. Reformën zgjedhore nuk po e bllokojme ne

Kryemadhi: Opozita do vijoje të mbështesë protestat qytetare. Reformën zgjedhore nuk po e bllokojme ne

Monika Kryemadhi ftoi qytetarët në orën 17:30 t’i bashkohen protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por që sipas saj nuk ka organizator.

“Ajo protestë nuk ka organizator. Janë qytetarët që vijnë dhe duhet të ketë një organizim që të vijnë gjithë njerëzit që janë kundër Edi Ramës.” – tha ajo.

Kjo nuk do të thotë se opozita nuk do të vijojë punën dhe të organizojë protesta, sipas kryetares së LSI, por fillimisht ka detyrimin të mbështesë ato të artistëve dhe qytetarëve.

Sa i përket vijimit të punës për Reformën Zgjedhore, të braktisur nga opozita pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Kryemadhi tha se opozita e ka bërë punën e saj.

“Opozita i ka dorëzuar Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore 5 variante dhe propozime. Le të zgjedhin njërin prej tyre për ta përfunduar, e të mos krijojnë alibira sikur është opozita ajo që po e bllokon.” – tha Kryemadhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>