Kryemadhi: Opozita e bashkuar jo për ideologji, por për të larguar Ramën

Nga Exit News
Kryemadhi: Opozita e bashkuar jo për ideologji, por për të larguar Ramën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se partitë opozitare janë bashkuar jo për shkak të ideologjisë, por për të larguar kryeministrin Rama nga pushteti.

Të martën, gjatë një komunikimi me gazetarët, Kryemadhi tha se pavarësisht ideologjive, partitë opozitare janë bashkuar për të çliruar Shqipërinë dhe ekonominë nga sekti i Rilindjes:

“Opozitën e bashkuar nuk e kanë bashkuar ideologjitë por një çlirimi nga sekti i Rilindjes me në krye Ramën dhe cclirimi i ekonomisë shqiptare nga një grup i vogël njerëzish që po e shfrytëzon atë më çdo ditë shumë.”

Kryemadhi tha se kohët e fundit shumë socialistë po i bashkohen LSI dhe kjo është diçka natyrale pasi politikat e Ramës nuk janë të majta, por të djathta:

“Shumë socialistë po i bashkohen LSI, kjo është natyrale. Këtu nuk ka çështje ideologjik por mbijetese përballë kësaj situate kaosi dhe varfëria. Por po shikojmë politikat e Rilindjes janë politikat me ekstremisht të djathta.

Sot politikat e koncesionit të Rilindjes janë ekstrem të djathta dhe nuk i përfaqësojnë aspiratat e socialistëve.

Socialistët ndihen të lirë dhe në vetvete në LSI.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>