Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi paralajmëroi nënkryetarin e Bashkisë Afrim Qendro se nuk do të blejnë dot votat e vlonjatëve.
“Nuk do ti ndahem as dyshes së balerinave të bandës së ‘Astirit’, Afrim Qendros dhe Damian Gjiknurit dhe jua bëj të qartë që metodën e blerjes së votave që bënte Afrim Qendro kur ishte Drejtor në ndërmarrjet e Bashkisë së Edi Ramës nuk e implementon dot në Vlorë”, u shpreh Kryemadhi, gjatë vizitës në Vlorë, të shtunën.
Ajo falenderoi Luan Ramën për punën e kryer në Vlorë dhe bëri thirrje për votim të të rinjve në listat e LSI-së në Vlorë:
“I jam shumë mirënjohëse atij (Luan Ramës) që ka ardhur në Vlorë për të ringritur punën. [..] Por do të ju bëja thirrje të gjithë ju djemve dhe vajzave që jeni në Vlorë, të gjithë djemve e vajzave që jeni në rrethinat e Vlorës, të votojnë djemtë e vajzat e tyre. Të votojnë Griseidën, pedagoge, pasi është një vajzë e jashtëzakonshme. Të votojnë Dikensin, djalin e tyre, pasi sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për figura të reja”.
Kryemadhi u shpreh se LSI do të marrëK 3 mandate në Vlorë: “Luani do të shkojmë tre deputetë në Vlorë”.