Kryemadhi përgënjeshtron gjobën për mosmbajtjen e maskës

Nga Exit News
Kryemadhi përgënjeshtron gjobën për mosmbajtjen e maskës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përgënjeshtroi lajmin se ajo është gjobitur për mosmbajtjen e maskës.

Në një reagim për mediat bëhet e ditur se Kryemadhi nuk ka dijeni për gjobën dhe se gjatë aktivitetit në Kombinat nuk i është afruar asnjë punonjës policie.

“Duke parë disa lajme të publikuara në media duam të sqarojme se: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka asnjë dijeni për gjobe nga Policia e Shtetit. Gjatë gjithë kohës që është zhvilluar aktiviteti në Kombinat nuk është paraqitur asnjë efektiv policie. Deri në momentin që do të njihemi me gjobën do të kemi një reagim.”

Më herët në media u publikua një lajm se policia gjobiti Kryemadhin për mosmbajtjen e maskës në ambjente publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>