Kryemadhi: Përmbytjet e kriza, përgjegjësi e qeverisë

Nga Exit News
Kryemadhi: Përmbytjet e kriza, përgjegjësi e qeverisë

Përmbytjet dhe pasojat financiare të krizës janë përgjegjësi e qeverisë, tha Monika Kryemadhi të premten, pas akuzave të kryeministrit Rama se opozita po i përdor ato si “komardare”.

Në një reagim në Facebook, Kryemadhi akuzon Ramën se është kthyer në krizë për vendin. Ndryshimi, shton ajo, do të vijë pas 100 ditësh, më 25 prill kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

“Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij.

Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! 25 prill 2021″

Më herët Basha e akuzoi Ramën se ka 8 vjet që bën propagandë dhe ka dështuar.

Kryeministri Edi Rama ironizoi Bashën në Twitter për deklaratën se qindra njerëz janë të përmbytur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>