Kryemadhi prezanton kandidatët në Librazhd

Nga Exit News
Kryemadhi prezanton kandidatët në Librazhd

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi prezantoi të martën kandidatin për deputet në Librazhd Sokol Skura.

Ajo foli për ambiciet e LSI në këto zonë dhe nënvizoi problematikat që ka aktualisht Librazhdi.

“Detyra jonë kryesore është që nëse një student, një ekonomist, një agronom, kushdo që jeton dhe punon në Librazhd duhet ta ketë pagën më të madhe së të jetojë dhe punojë në Tiranë. Sepse vetëm kështu mund të ripopullojmë qytetet tona. Mund të ri shfrytëzojmë pasuritë tona natyrore të cilat na i ka dhënë Zoti”, tha Kryemadhi.

Ajo akuzoi drejtuesin politik të PS në Elbasan Taulant Balla, duke thënë se “nuk ka turp më të madh sesa Taulant Balla të ngrihet kundër Sokol Skurës, që sot është deputet atje prej votave të Sokol Skurës, prej votave të djemve dhe vajzave të Librazhdit, grave, nënave të Librazhdit”.

Ajo tha se LSI nuk ka vetëm angazhime politike e programorë por “angazhime të cilat ne do t’i çojmë drejtpërsëdrejti për t’i realizuar, qoftë për të zhvilluar ekonomike, arsimin dhe shëndetësinë, apo edhe për të vazhduar atë që është akoma më e rëndësishme, lidhjen e njerëzve me zonën, të blegtorisë, të industrisë, të bujqësisë apo edhe të zhvillimeve të tjera”.

Kryemadhi ka thyer sërish rregullat kundër Covid-19, pasi në këtë takim prezantues ishin grumbulluar me dhjetra persona në ambient të mbyllur dhe disa prej tyre pa maska. Masat aktuale në Shqipëri kundër Covid-19 ndalojnë grumbullimin e më shumë se 10 personave dhe detyrojnë mbajtjen e maskës në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Kjo nuk është hera e parë që një parti politike thyen rregullat. Më herët PS PD e LSI kanë vepruar njësoj.

Kryemadhi dhe anëtarë të tjerë të LSI janë gjobitur. Po ashtu pak ditë më parë u gjobit me 5 milionë lekë pasi organizoi një tubim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>