Kryemadhi prezanton programin ekonomik

Nga Exit News
Kryemadhi prezanton programin ekonomik

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi ka prezantuar të premten programin elektoral për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kryemadhi tregoi se 5 prioritete e LSI-së janë:

1 — Rimbursim me 5 përqind të vlerës së çdo blerje për çdo qytetar, me përjashtim të shpenzimeve për institucionet publike.

2 — Hapja e një fondi investimi me vlerë 1000 dollarë dhe me vlerë maturimi deri në 25 mijë dollarë për çdo bebe.

3 — 200 kompanitë më të mëdha do të paguajnë taksë prej 1 përqind për arsimin.

4 — Rritja e numrit të shkollave profesionale, përmirësim i kurrikulës dhe sigurimi i praktikës së punës me pagesë.

5 — Heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar për prodhimet bujqësore dhe blegtorale ‘Made in Albania’. Pajisja me Kartën e Fermerit përmes të cilës do të kryehet rimbursimi dhe subvensioni për lëndën e parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>