Kryemadhi: Programi i LSI, në qendër të tij fuqizimin e grave dhe vajzave

Kryemadhi: Programi i LSI, në qendër të tij fuqizimin e grave dhe vajzave
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se një nga pikat e programit të saj është fuqizimi ekonomik i grave.
Në një takim me gratë në Divjakë, Kryemadhi pohoi se Divjaka ka mundësi të mëdha punësimi përmes turizmit.
Ajo pohoi se program i LSI do të krijojë lehtësi për fermerët e kësaj zone përmes kartës së fermerit.
“Këtu në Bashkinë e Divjakës faktikisht është një bashki që ka mundësi punësimi dhe zhvillimi të sektorit të turizmit jashtëzakonisht të mëdha, pavarësisht se çfarë ofron bujqësia në këtë zonë, që është një tjetër prioritet për ne, të cilin ne e prekim me kartën e fermerit, me TVSH-në për prodhimet, jo përsa i përket TVSH-së direkte, por përsa i përket konsumimit që shqiptarët të hanë mirë dhe lirë.”
Kryemadhi pohoi se LSI ka në qendër të programit arsimin cilësor të vajzave dhe djemve. Ajo shtoi se arsimimi do ju japë mundësi atyre të konkurojnë në tregun e punës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>