
Monika Kryemadhi akuzoi Kryeministri Edi Rama se ka frikë nga vota e lirë e shqiptarëve. Kryemadhi e paralajmëroi Ramën se do të përfundoi në burg pas 25 prillit.
“Ti e ke vendin tek bashkëpunëtorët e tu, dhe siç ndodh rëndom do të jesh kolegu i qelisë së tyre”, tha Kryemadhi në një dalje për median, të hënën, pas votimit të Kodit të ri Zgjedhor.
Kryetarja e LSI-së e akuzoi Ramën se “po i bunkerizon për të larguar Shqipërinë nga integrimi evropian. Ai tregoi frikën e tij që ka nga partneret serioz evropian që ndjekin lëvizjet e tij kriminale”.
Ajo e portretizoi Ramën si armikun kryesor të mjekëve, mësuesve, e naftëtarëve.