Kryemadhi: Rama nuk mbajti asnjë premtim, programi i LSI gjithëpërfshirës

Nga Exit News
Kryemadhi: Rama nuk mbajti asnjë premtim, programi i LSI gjithëpërfshirës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se LSI është drejt përfundimit të programit qeverisës.

Në një takim me banorët e njësisë 4, ajo u shpreh se problemet kryesore me të cilat është hasur janë mungesa e punësimit, rritja e taksave, varfëria e madhe që është prezentë në të gjitha familjet shqiptare, mungesa e shpresës, largimi i të rinjve dhe të rejave, mungesa e një diplome serioze dinjitoze për ata që janë studentë.

Kryemadhi deklaroi se kryemimistri Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Një nga problemet që ne kemi është që ne gjithmonë dalim në premtime e premtime por problemi është se asnjëri nuk të jep një faturë financiare problematikave, por gjithmonë ecin me idenë, sikurse e tha Rama, do të krijojmë 300 mijë vende pune dhe nuk realizoi asgjë. Apo që do të ulë çmimi ne energjisë elektrike dhe përkundrazi nuk e realizoi atë. Tha do të ulim taksat dhe do ta taksojmë të pasurit, por ndodhi e kundërta. “

Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime me 25 prill.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>