Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se 90 mijë biznese në vend po mbyllen.
Në një takim me banorët e Fierit, ajo u shpreh se do të mbështesin bujqësinë dhr blegtorinë.
“Ne do të bëjmë gjithçka që të mbështesim bujqësinë. Mos të ndodhë që produktet bujqësore në vend të hidhen në rrugë. Duhet të kemi prodhimet tona. Edhe blegtoria është në gjendje mizerable. Mbi 90 mijë biznese janë mbyllur në vend nga keqmenaxhimi. Rama po masakron bizneset.”
Kryemadhi deklaroi se me 25 prill qytetarët do vendosin për të ardhmen e tyre.