Kryemadhi: Rama shkatërroi PS-në dhe e ktheu në parti sekt

Nga Exit News
Kryemadhi: Rama shkatërroi PS-në dhe e ktheu në parti sekt

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e akuzoi Edi Ramën se “shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt”. Ajo ju drejtua socialistëve të Shkodrës, në një takim të dielën, se Edi Rama ndryshoi ngjyrën e flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi:

“Kur një socialist prej 30 vitesh ka sakrifikuar, ka dhënë votën për Edi Ramën, ndihet i zhgënjyer, si ndihet një qytetar tjetër”.

Kryemadhi paralajmëroi Ramën se nuk do të ndryshojë dot kufijtë e Shqipërisë, pasi të rinjtë edhe pse të lodhur nga me varfërinë “do ti ndizen dhe do ti turren, ashtu siç i është turrur Skëndërbeu turqve 500 vjet më parë, sepse nuk ka më burrë nëne në këtë tokë që të tallet me djem e vajzat tona”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>