Kryemadhi: Shtresa e mesme është kthyer në shtresën e varfër

Nga Exit News
Kryemadhi: Shtresa e mesme është kthyer në shtresën e varfër

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi se shtresa e mesme në vend është kthyer në shtresën e varfër.

Tradicionalisht, tha ajo, kjo shtresë ka përbërë elektoratin gri, që nuk ka qënë i interesuar në politikë e nuk ka votuar, por në këto zgjedhje është 3 herë më shumë e motivuar të votojë.

Kryemadhi ishte të shtunën në qytetin e Fierit, ku zhvilloi edhe një takim me gratë e qytetit.

Ajo u shpreh se një nga problemet më të mprehta me të cilat po përballet qyteti i Fierit është largimi i të rinjëve, që ikin jashtë dhe nuk kanë ndërmend të kthehen.

Arsyeja janë rrogat e ulëta dhe fakti se Shqipëria nuk ka një masterplan që të detajoj se për cfarë nevojash e profesionesh ka nevojë vendi.

Ne na duhet të rikthejmë të rinjtë, që të rikthejmë të rinjtë duhet të rikthejmë shpresën, që të rikthehet shpresa tek të rinjtë duhet të punojmë fortë në, që të punojmë fortë ne, duhet të punojmë për fëmijët tanë,” përfundoi Kryemadhi.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>