
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, mungoi për arsye shëndetësore në takimin e së enjtes me partitë opozitare.
Në një intervistë për mediat, Kryemadhi qartësoi se kishte patur një shqetësim në shpatull për të cilën i ishte dashtur të vizitohej.
Të enjten në selinë e Partisë Demokratike partitë opozitare zhvilluan një mbledhje, në të cilën diskutuan qëndrimin që do të mbanin ndaj masave të qeverisë kundër pandemisë.
Në këtë mbledhje LSI-ja u përfaqësua me Petrit Vasilin.