Kryemadhi sulmon Lefter Kokën për korrupsion me inceneratorët

Nga Exit News
Kryemadhi sulmon Lefter Kokën për korrupsion me inceneratorët

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së tha se inceneratori i Elbasanit është “një aferë e drejtpërdrejtë e zotit Rama bashkë me ministrin Lefter Koka”.

E ftuar në emisionin “Opinion”, të Blendi Fevziut, të hënën, Kryemadhi tha se Lefter Koka u largua nga LSI “për shkak të sulmit dhe për shkak të mos kompromisit nga LSI-ja, për sa i përket mbylljes së gojës me incerenatorët”.

Ajo tha se inceneratori i Elbasanit është “pastrim parash i pastër”, i cili duhet të hetohet nga SPAK.

Kryemadhi publikoi edhe dokumentat ku tregohet se kompania e inceneratorit të Elbasanit ka fituar një leje minerare dhe një tjetër transporti.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme