Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vizituar, të shtunën, pasdite, bashkëshortet e naftëtarëve, në Ballsh. Ato kanë 3 ditë në grevë urie, pasi zëvendësuan 10 naftëtarët e sëmurë.
Kryemadhi u shpreh se duhet të ndëshkohet ‘koka’, duke ju referur kryeministrit Rama, që të përmirësohet gjendja e tyre.
Naftëtarët e Ballshit prej 21 ditëve ndodhen në grevë urie. Ata kërkojnë pagat e papaguara nga kompanitë private të shfrytëzimit të rafinerisë së Ballshit.
Naftëtarët kanë kërkuar ndihmë nga qeveria, por kjo e fundit nuk ka marrë përsipër asnjë shlyerje detyrimi.
Kryeministri Rama në daljet e tij publike u shpreh se shteti nuk ndërhyn dot në një marrëdhënie mes dy privatëve.