Kryemadhi takon maturantët: Rama motivon të rinjtë të largohen

Nga Exit News
Kryemadhi takon maturantët: Rama motivon të rinjtë të largohen

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi mëngjesin e së dielën takoi maturantët të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se është shtysa kryesore që të rinjtë largohen jashtë vendit.

Kryemadhi deklaroi:

“Ju e keni parë dhe vetë procesin e Maturës Shtetërore, dhe humbjet që patët nga ky proces. Çdo ditë duhet të motivohen votuesit për herë të parë që janë elementë që duhet të përdoren. Ata po largohen nga vendi. Rama po i motivon për t’u larguar. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e Lulit, e Monikës, dhe e Ramës. Ai merr guximin; duroni kush duron, dhe pjesa tjetër të ikë. S’mund të lejojmë që dikush të marrë të ardhmen tuaj”.

Kryetarja e LSI ka zhvilluar disa takime me të rinjtë ku fokus ka qenë kritika ndaj qeverisë për largimin e tyre dhe premtimi se LSI do t’i japë të rinjve më shumë mundësi.

Gjatë një takimi në Elbasan me të rinj, Kryemadhi pohoi se arsimimi nuk ofron garanci për të rinjtë.

Të premten u takua  me të rinj në qytetin e Cërrikut dhe premtoi se LSI do të sjellë mundësi të reja për të ata.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>