“Kemi qëndruar gjithë natën tek Teatri Kombëtar për të mos lejuar dhunimin e kësaj godine që i ka rezistuar tërmeteve më të fuqishëm. Do i rezistojë edhe një kufomë politike si Edi Rama.”
Kështu deklaroi të shtunën në mëngjes kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pasi kaloi natën tek Teatri Kombëtar, bashkë me artistë e qytetarë të tjerë.
Kryemadhi i bëri dhe njëherë thirrje SPAK-ut të nisë hetimet ndaj procedurave joligjore me të cilat Bashkia Tiranë dhe Këshilli Bashkiak kanë marrë vendimin për shembjen e teatrit:
“Qytetarët i kanë zgjatur jetën këtij teatri kundrejt një vendimi të paligjshëm, edhe SPAK duhet të veprojë shpejt kundër atyre njerëzve që kanë vepruar përmes deformimit dhe manipulimit.”
Të premten Kryemadhi i kërkoi Prokurorisë Speciale që të nisë sa më parë hetimet për procedurën e votimit në Këshillin Bashkiak të vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Në një intervistë për Neës24, Zonja Kryemadhi akuzoi Bashkinë Tiranë dhe këshilltarët se kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë vendosur prishjen e Teatrit Kombëtar në shkelje të ligjeve dhe rregulloreve