Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve të votojnë LSI, teksa mbajti fjalën në takimin përmbyllës të fushatës elektorale.
LSI zhvilloi ceremoninë përmbyllëse të fushatës në sheshin Nënë Tereza, teksa PS e zhvilloi në të njëjtën kohë në Sheshin Skëndërbej.
“Motra dhe vëllezër, përkrahës të LSI në qytetin e Tiranës dhe të gjithë ju miqtë e mi, ekipi fitues i LSI, 153 kandidatët, 153 heronj, të cilët përballen me balozin që po ngordh çdo minuta dhe sekondë, i cili numëron minutat e tij duke urryer të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, por ju jepini fund më 25 prill asaj që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Kryemadhi.