Kryemadhi tregon programin për arsimin: Rritje pagash për mësuesit e rritje buxheti për arsimin

Nga Exit News
Kryemadhi tregon programin për arsimin: Rritje pagash për mësuesit e rritje buxheti për arsimin

Monika Kryemadhi bëri publike të enjten disa nga premtimet e LSI-së për studentët dhe mësuesit.

Përmes një videoje në Facebook, Kryemadhi theksoi se investimi në arsim është investimi më i rëndësishëm që mund të bëjë shoqëria jonë për të sotmen dhe të ardhmen.

Ajo u shpreh se synimi i LSI-së përmes programit të saj për arsimin, është që sistemi arsimor të përgatisë profesionistë të gatshëm për tregun e punës.

Për nxënësit dhe studentët, LSI premon:

  • Dyfishim të buxhetit të arsimit në 5 përqind të PBB-së;
  • Taksa e të ardhmes mbi biznesin e madh, 1 për qind të fitimit për përgatitjen e profesionistëve;
  • Ulje të tarifave të studimit në universitete;
  • Mbështetje me bursa për degët e IT-së dhe ato degë që kërkohen më shumë nga tregu i punës;
  • Modernizim kurrikulash për studentët sipas kërkesave të kompanive që do t’i punosojnë;
  • Tekste shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën;
  • Pagesa dhe certifikata profesionale për nxënësit e shkollave profesionale që punojnë pranë bizneseve.

Për mësuesit LSI premton:

  • Dyfishim të pagave brenda mandatit të parë qeverisës;
  • Miratim i statusit të mësuesit;
  • Investime në laboratorë dhe bazë teknike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>