Kryemadhi uron certifikimin e Bidenit si presidentit i SHBA

Nga Exit News
Kryemadhi uron certifikimin e Bidenit si presidentit i SHBA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në emër të LSI uroi të enjten certifikimin e presidentit të SHBA-ve Joe Biden.

Facebook, ajo shkroi se me zgjedhjen e zëvendëspresidentes Kamala Harris shënohet një arritje për gratë në SHBA dhe në botë.

Kryemadhi deklaroi:

“LSI qëndron dhe mbështet një mjedis kombëtar dhe rajonal që qeveriset nga shteti i së drejtës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nga pavarësia dhe profesionalizmi i sistemit të drejtësisë, një ekonomi e tregut të lirë dhe nga një sistem arsimor solid.”

 Ajo u shpreh se SHBA-të janë aleati dhe partneri strategjik i Shqipërisë.

Kryemadhi u shpreh se pret që të punojnë së bashku me administratën e re “për të afruar vendet tona e për realizimin e synimeve të përbashkëta”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>