Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi uroi Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se parlamenti i ri do të forcojë shtetin e Kosovës dhe integrimij e saj në arenën ndërkombëtare.
Ajo shton se mirëpret bashkëpunimin “real dhe integrim në të gjitha planet me Kosovën, duke synuar një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë.”
Deri më tani Vetvendsosja kryeson garën me 48.17 përqind të votave.