Kryeminisitri Kurti shkarkon ministrin e Brendshëm të Kosovës, përhapi panik për koronavirusin

Nga Exit News
Kryeminisitri Kurti shkarkon ministrin e Brendshëm të Kosovës, përhapi panik për koronavirusin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkarkoi sot nga detyra Agim Veliun, ministrin e Punëve të Brendshme.

njoftimin për shtyp shkruhej se arsyeja e shkarkimit të Veliut është se “u deklarua kundër qëndrimit të kryeministrit mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme” për shkak të situatës me koronavirusin dhe se Veliu ka përhapur panik, duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”.

Një ditë më parë, presidenti Thaçi nënshkroi dekretin për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit.

Qeveria Kurti e quajti këtë gjë masë ekstreme dhe të panevojshme, ndërsa Agim Veliu u shpreh pro saj.

Agim Veliu është nënkryetar i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, partisë në koalicionin qeveritar me Vetëvendosjen.

Momentalisht detyrën do ta kryejë zëvendësministri aktual, Xhelal Sveçla. Albin Kurti ka bërë të ditur se i ka kërkuar kryetarit të LDK-së Isa Mustafës për të propozuar një emër të ri për postin e ministrit.

Deri më tani numri i personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë është 19, nga 7 komuna të ndryshme administrative.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>