Rama pret kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe Eurokomisionerin Hahn në Durrës

Rama pret kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe Eurokomisionerin Hahn në Durrës

Ka nisur sot në Durrës takimi informal mes udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe Eurokomisionerit për Zgjerim Johannes Hahn.

Takimi, i cili mikpritet nga Kryeministri Rama, është një aktivitet informal për të shkëmbyer opinione dhe mendime rreth bashkëpunimit rajonal dhe proceseve të integrimit.

Këtë vit, tema kryesore e diskutimit do të jetë strategjia e përbashkët për të vënë në zbatim një zonë të përbashkët ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nuk dihet ende se cilët kryeministra do të jenë të pranishëm, ndërkohë që kanë konfirmuar praninë në takim Komisioneri Europian për Zgjerimin Johannes Hahn dhe  Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Suma Chakrabarti.

Në përfundim të takimit kryeministri Rama, komisioneri Hahn dhe kryeministrat pjesëmarrës do të zhvillojnë një konferencë për shtyp.

Ky është viti i dytë radhazi që kryeministri Rama mikpret këtë takim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>