Kryeministrat e BE-së zyrtarizojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë, Maqedoninë

Nga Exit News
Kryeministrat e BE-së zyrtarizojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë, Maqedoninë

Udhëheqësit e BE-së kanë konfirmuar përfundimet e ministrave të jashtëm të BE-së për hapjen e negociateve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Ky vendim zyrtarizon hapjen e negociatave.

Drejtuesit e vendeve anëtare të BE-së zhvilluan një videokonferencë informale, të enjten në darkë, ku diskutuan për procesin e zgjerimit dhe krizën e koronavirusit.

Ata kanë miratuar dokumenti e dakordësuar më parë nga ministrat e jashtëm, më 25 mars, për zgjerimin. “Ne mbështesim përfundimet e Këshillit të Evropës të hartuara më 25 mars mbi procesin e zgjerimit të BE-së”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të kryeministrave të vendeve anëtare.

Ndërsa për përballimin e krizës së koronavirusit ata vendosën:

Për eksportin e mjeteve dhe pajisjeve mbrojtëse ndaj koronavirusit do të merret leje pranë BE-së, dhe jo më tek vendet e veçanta.

140 milionë euro për 17 projekte kërkimore për koronavirusin, përfshirë edhe ato për gjetjen e vaksinës.

37 miliardë euro investime me qëllim adresimin e pasojave të krizës.

Bashkëpunim me industirtë e vendet e BE-së për të prodhuar më shumë pajisje dhe mjete mbrojtëse për stafin mjekësor.

Në zbatim të rekomandimit të OBSH, se kryerja e testeve është e rëndësishme, është urgjente marrja e masave për rritjen e kapaciteteve për kryerje e testeve.

Keqinformimi do të zëvendësohet nga komunikimi i shpejtë i bazuar në fakte.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>