Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se nuk kujdeset për qytetarët e tij, por për veten.
Përmes një shënimi në rrjetin social Twitter, Basha ka shpërndarë dy imazhe, kontradiktore sipas tij. Një foto të marrë nga protesta e 9 dhjetorit në Tiranë dhe një tjetër që tregon kryeministrin Rama në të njëjtën ditë në një dyqan në Neë York.
Basha shoqëroi fotografitë e vendosura njëra pranë tjetrës me mesazhin se qytetarët meritojnë një qeveri që kujdeset për ta, jo për veten.