Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “sjelljes së dhunshme dhe jo të arsyeshme”.
Sanches thirrjen ia drejtoi qytetarëve që kanë protestuar gjatë fundjavës në qytete të ndryshme të Spanjës.
Protestat nisën pas vendimit të qeverisë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për gjashtë muaj, pas rritjes së rasteve të reja të të infektuarve me COVID.
Tridhjetë e dy qytetarë u arrestuan dhe dymbëdhjetë të tjerë u plagosën në Madrid ditën e shtunë, pasi një protestë në kundërshtim të mbylljes nga mesnata deri në orën 6 të mëngjesit u bë e dhunshme.
Protesta gjatë fundjavës pati edhe në Barcelonë, Malaga, Viktoria, Valencia, Santader dhe Burgos.