Kryeministri bën thirrje për qetësi pas protestave të dhunshme në Spanjë

Nga Exit News
Kryeministri bën thirrje për qetësi pas protestave të dhunshme në Spanjë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “sjelljes së dhunshme dhe jo të arsyeshme”.

Sanches thirrjen ia drejtoi qytetarëve që kanë protestuar gjatë fundjavës në qytete të ndryshme të Spanjës.

Protestat nisën pas vendimit të qeverisë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për gjashtë muaj, pas rritjes së rasteve të reja të të infektuarve me COVID.

Tridhjetë e dy qytetarë u arrestuan dhe dymbëdhjetë të tjerë u plagosën në Madrid ditën e shtunë, pasi një protestë në kundërshtim të mbylljes nga mesnata deri në orën 6 të mëngjesit u bë e dhunshme.

Protesta gjatë fundjavës pati edhe në Barcelonë, Malaga, Viktoria, Valencia,  Santader dhe Burgos.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>