Kryeministri britanik Johnson kërkon hapjen e shkollave në shtator

Nga Exit News
Kryeministri britanik Johnson kërkon hapjen e shkollave në shtator

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi të hënën se shpreson që shkollat të vazhdojnë mësimin normalisht edhe nëse vendi futet në karantinë të dytë për shkak të koronavirusit.

Gjatë një vizite në një shkollë në Londrën lindore, Johnson insistoi se është “detyrë morale” e vendit që fëmijët të rikthehen në shkollë në shtator dhe provimet të vazhdojnë të jepen nomalisht.

Ai shtoi se mbyllja e shkollave do të jetë mjeti i fundit.

Shkollat ​​në të gjithë Britaninë e Madhe u mbyllën në 20 mars për të gjithë nxënësit me përjashtim të fëmijëve të punonjësve në pozicione të kryesore ose në situata pamundësie.

Ato filluan të rihapen më 1 qershor, duke filluar nga moshat 3-4 vjeç deri në 10-11 vjeç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>