Kryeministri holandez dënon protestat kundër mbylljes si ‘dhunë kriminale’

Nga Exit News
Kryeministri holandez dënon protestat kundër mbylljes si ‘dhunë kriminale’

Kryeministri holandez Mark Rutte ka dënuar si “dhunë kriminale” trazirat e fundjavës kundër kufizimeve të sapo vendosura ndaj koronavirusit.

Protestuesit u përplasën me policinë dhe vunë zjarrin makinave dhe biçikleta në shenjë proteste kundër vendosjes së një shtetrethimi të shtunën, që kufizon lëvizjen gjatë natës.

Në qytetin jugor të Eindhoven-it, protestuesit hodhën fishekzjarre, plaçkitën supermarkete dhe thyen vitrinat e dyqaneve. Protesta më të vogla kishte gjithashtu në Amsterdam dhe në disa qytete përreth vendit. Më shumë se 200 njerëz janë ndaluar, tha policia, raporton Reuters.

“Kjo nuk ka asnjë lidhje me protestën, kjo është dhunë kriminale dhe ne do ta trajtojmë atë si të tillë,” u tha Rutte gazetarëve të hënën.

Në qytetin lindor të Enschede, protestuesit hodhën gurë në dritaret e një spitali, raporton BBC.

Një qendër testimi Covid-19 u dogj në fshatin verior të Urk të shtunën në mbrëmje, thanë autoritetet lokale.

“Zjarri në një qendër testimi në Urk tejkalon të gjitha kufijtë,” tha Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge.

Qeveria holandeze sapo ka prezantuar masat e saj më të rrepta që nga fillimi i pandemisë – duke përfshirë një shtetrrethim natën nga ora 21:00 deri në 04:30. Ky është shtetrrethimi  i parë në Holandë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjoba për shkeljen e tij është 95 euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>