Kryeministri holandez: Nuk ka vend për Hungarinë në BE

Nga Exit News
Kryeministri holandez: Nuk ka vend për Hungarinë në BE

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte është shprehur se Hungaria nuk duhet të jetë më pjesë e Bashkimit Europian.

Rutte ndërsa kritikoi qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban për miratimin e një ligji diskriminues ndaj komunisteti homoseksual.

Ligji në fjalë ndalon përhapjen e përmbajtjes  që promovon homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë në shkolla. Njëkohësisht, ligji kufizon shfaqjen në media të përmbajtjes lidhur me LGBTQ në programet për të miturit.

“Për mua, Hungaria nuk ka më punë në BE. Por, unë nuk jam i vetmi që e vendos këtë: ka edhe 26 të tjerë. Kjo duhet të bëhet hap pas hapi”, tha Rutte, duke arritur në një samit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel.

Në 2018, kryeministri hungarez, Viktor Orban ka deklaruar se sistemi me të cilin ai qeveris është “demokraci jo-liberale”.

BE ka kritikuar qeverinë Orban për problemet lidhur me zbatimin e të drejtave të njeriut, kryesisht të drejtave të emigrantëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>