Kryeministri Hoti anulon takimin në Uashington, pas akuzave ndaj Thaçit e Veselit

Nga Exit News
Kryeministri Hoti anulon takimin në Uashington, pas akuzave ndaj Thaçit e Veselit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nuk do të marrë pjesë në takimin me zyrtarët e lartë të Serbisë në Uashington, i parashikuar të mbahet në 27 qershor.

Përmes një postimi në Facebook, Hoqi sqaroi se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale ndaj Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Veseli, ka vendosur të kthehet në Prishtinë.

“’Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën.

E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.”

Një ditë më parë, në 24 qershor Presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli, bashkë më të tjerë, janë akuzuar zyrtarisht për krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet kundër Njerëzimit në Hagë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>