Kryeministri Hoti fton opozitën në dialog për rinisjen e bisedimeve me Serbinë

Nga Exit News
Kryeministri Hoti fton opozitën në dialog për rinisjen e bisedimeve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka ftuar partitë e opozitës në takim për të diskutuar për rinisjen e dialogut me Serbinë.

“I ftoj edhe sot ata të pranojnë të takohen, të na dëgjojnë se çfarë kemi për të thënë për procesin e dialogut. Do të mundohem të krijojë një konsenues të gjerë mes forcave politike për këtë proces shumë të rëndësishëm,” u shpreh Hoti për median.

Qeveria Hoti ka bërë gati platformën e dialogut, të cilën e ka bërë publike në Akademinë e Shkencave disa ditë më parë, ia ka prezantuar edhe presidentit Thaçi.

Kryeministri theksoi se ‘është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë në këtë proces.’

Ftesa e Hotit vjen një ditë para se i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të vizitojë Kosovën dhe të prezantohet me planin e qeverisë Hoti për rinisjen e dialogut.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur që në vitin 2011 në Bruksel. Por në nëntor 2018, dialogu i ndërpre kur autoritetet e Kosovës vendosën taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Ky vendim u mor si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>