Kryeministri Hoti: I gatshëm të rinis dialogun me Serbinë, edhe pa Thaçin

Nga Exit News
Kryeministri Hoti: I gatshëm të rinis dialogun me Serbinë, edhe pa Thaçin

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është i gatshëm të vijojë bisedime Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, i vetëm, pa praninën e presidentit Thaçi.

Pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp nëse është i gatshëm të nisë bisedimet vetëm, Hoti tha:

“Unë jam i gatshëm dhe në koordinim me ambasadorin Grenell për të caktuar një datë për të filluar procesin e dialogut me një axhendë fillimisht ekonomike dhe më pas politike të dialogut duke u nisur nga parimet tona, ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Dialogu nuk ka alternativë. Prandaj sa herë që ftohem në SHBA dhe Bruksel do të shkojë të përfaqësoj shtetin e Kosovës. Për të protestuar është e drejtë se secilit, por ne kulturë politike dhe institucionale për të respektuar obligimet ndërkombëtare dhe këtë radhë do të sillemi njëlloj, se kur organet e rendit e ngrenë një cështje nuk pengojmë por përballemi me ato.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>