Kryeministri Hoti njofton mbërritjen 33 mijë dozave të vaksinave anti-Covid19 gjatë muajit mars

Nga Exit News
Kryeministri Hoti njofton mbërritjen 33 mijë dozave të vaksinave anti-Covid19 gjatë muajit mars

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se Kosova do të marrë 33 mijë doza vaksinash nga Covax gjatë muajit mars.

Në një deklaratë për mediat, zyra e shtypit e Hotit deklaroi se 100,800 doza nga Covax.

“Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të plotë të popullsisë”

Kosova vazhdon të jetë ende i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka arritur të sigurojë vaksina kundër sëmundjes COVID-19.

Përveç vaksinave të programit COVAX, Ministria në detyrë e Shëndetësisë ka marrë siguruar kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Megjithatë, kompania Pfizer/BioNtech ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ende është në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina.

Në Ballkanin Perëndimor Kosova është e vetmja që nuk ka nisur vaksinimin. Teksa në mungesë të vaksinave nga BE vende si Maqedonia e Veriut i kanë kthyer shpresat nga Kina dhe Rusia. Hungaria është vendi i parë në BE që ka marrë vaksinën ruse dhe atë kineze.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>