Kryeministri i Holandës kërkon falje për lehtësimin e masave anti-COVID

Nga Exit News
Kryeministri i Holandës kërkon falje për lehtësimin e masave anti-COVID

Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka kërkuar falje për vendimin e qeverisë së tij për lehtësimin e masave anti-COVID pas rritjes së numrit të të infektuarve ditët e fundit.

Të premten Rutte kthehu kufizimet në bare restorante dhe klube të natës vetëm dy javë pasi shumica e masave të izolimit në Holandë u hoqën.

Të Shtunën, instituti i shëndetit publik të vendit raportoi më shumë se 10,000 raste të reja me COVID-19, numri më i lartë që nga dhjetori.

“Nuk kemi pasur gjykim të drejtë, na vjen keq dhe kërkojmë falje” u ka thënë Rutte gazetarëve të hënën.

Rritja e numrit të të infektuarve në Holandë nuk ka ndikuar në rritje të numrit të pacientëve nëpër spitale, pasi shumica e rasteve të reja janë midis të rinjve.

Më shumë se 46% e popullsisë së rritur të Holandës – kryesisht nga grupmoshat më të vjetra – është plotësisht e vaksinuar. Më shumë se 77% kanë marrë të paktën një dozë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>