
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kërkoi të enjten dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AIK) Kreshnik Gashi.
Vendimi u mor në koordinim me zyrën e presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.
Asnjë nga këto institucione, të cilët emërojnë dhe shkarkojnë shefin e Inteligjencës, nuk dhanë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë kërkesë.
Gashi u emërua si shef i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës më 25 nëntor të vitit të kaluar, nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Më parë, Kreshnik Gashi ka mbajtur postin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullator për Komunikimet Elektronike dhe Postare të Kosovës.